SHKUP – Rrëzohet mocioni i mosbesimit për Dimitrovin

SHKUP, 30 janar /ATSH-ANSA/ – Parlamenti maqedonas ka hedhur poshtë një mocion mosbesimi ndaj ministrit i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, i akuzuar nga opozita konservatore se nuk ka kryer më së miri funksionet e tij dhe ka mbështetur dhe nënshkruar dy marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, që konsiderohen të dëmshme për interesat e vendit.

Kërkimi i mocionit të mosbesimit për Dimitrovin është bërë nga VMRO-DPMNE, partia më e madhe e opozitës konservatore.

Mocioni u refuzua mbrëmë me 59 vota pro ministrit dhe 20 kundër tij./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.