OSHEE punime të planifikuara në nënstacionin Shkodra 2, kufizohet energjia

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën me dije se për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Shkodra 2, nesër datë 31 janar do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 10:00-11:00 në lagjen “Ajasëm”, Bërdicë, Beltojë, Mali Hebë.
Nga ora 11:00-12:00 do të stakohet energjia elektrike në këto lagje të qytetit Shkodër: lagjia “Liria”, “Bahçallëk”, Shirokë, Zogaj, Livadhë. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.