Norma e interesit për obligacionet 5-vjeçare ulet në 4,2%

TIRANË, 30 janar /ATSH/- Në ankandin e obligacioneve pesëvjeçare që u zhvillua sot u paraqitën kërkesa për 11 miliardë lekë, kundrejt shumës së shpallur për financim prej katër miliardë lekësh.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, interesi i obligacioneve pesëvjeçare u ulë në 4.2% duke shënuar një tjetër rënie të këtij treguesi.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, tregu bankar është likuid dhe i mirë kapitalizuar çka ka sjellë dhe uljen e normës së interesit për obligacionet pesëvjeçare. e.xh/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.