MILANO – Conte: Sea-Watch3 do të zbarkojë orët e ardhshme

MILANO, 30 janar /ATSH-DPA/ – Migrantët e bllokuar për më shumë se një javë në anijen shpëtuese të bamirësisë Sea-Watch 3 do të lejohen të zbarkojnë orët e ardhshme dhe të rishpërndahen midis shtatë vendeve anëtare të BE, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte.

“Procedurat e zbarkimit do të fillojnë orët e ardhshme”, thotë Conte në një konferencë shtypi në Milano.

Ai thotë se Luksemburgu i është bashkuar grupit të vendeve të gatshme për të marrë emigrantët, përfshirë Italinë, Gjermaninë, Francën, Portugalinë, Rumaninë dhe Maltën.

Anija ‘’Watch 3’’, një anije e regjistruar në Holandë e drejtuar nga organizata joqeveritare gjermane (OJQ) Sea-Watch, është ankoruar rreth dy kilometra larg portit të Sirakuzës./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.