Meta përshëndet koalicionin mes subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi

TIRANË, 30 janar/ATSH/ – Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur nga subjektet politike shqiptare në Malin e Zi për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor, për zgjedhjet lokale të 3 marsit në komunën e Tuzit.

Presidenti Meta u ka uruar këtyre subjekteve politike suksese të mëtejshme në këtë garë elektorale, duke theksuar se marrëveshja mes tyre është një hap në drejtimin e duhur për drejtimin e komunës së Tuzit.

“Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit, por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike”, theksoi Presidenti./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.