LONDËR – May: Ekzistojnë zgjidhje alternative përveç ”backstop”-it

LONDËR, 30 janar /ATSH-ANSA/ – Ekziston një numër zgjidhjesh alternative përtej ”backstop”-it për të siguruar kufirin e hapur pas Brexit midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut, pjesërisht të shprehura në deklaratën e nëntorit, theksoi kryeministrja britanike, Theresa May në Dhomën e Komuneve.

‘’Dëshiroj ta diskutoj këtë temë edhe me udhëheqësit e BE, të cilët duan një marrëveshje”, shtoi ajo.

“Askush nuk e kupton se çfarë janë këto zgjidhje alternative konkretisht”, u përgjigj ndërkohë lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn.  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.