ITALI – Kapet sasia më e madhe e kokainës në 10 vitet e fundit

ROMË, 30 janar /ATSH-AFP/ – Policia italiane njoftoi sot se ka zbuluar rreth 650 kilogramë kokainë në një kontejner me fara kafeje, një prej kapjeve më të mëdha në 10 vitet e fundit.

Droga, e zbuluar në 23 thasë gjatë një kontrolli në portin e Livornos, në Toskanë, me një vlerë tregu prej 130 milionë eurosh, theksoi policia në një komunikatë.

Kokaina, e zbuluar më 15 janar, gjendej në një kontejner që ishte nisur nga Hondurasi, më pas ishte transferuar në një anije tjetër në Kosta Rika.

“Destinacioni përfundimtar ishte qyteti spanjoll i Barcelonës”, theksuan forcat e policisë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.