IRAK – Felipe VI në vizitë zyrtare

BAGDAD, 30 janar /ATSH-AA/ – Mbreti i Spanjës, Felipe VI mbërriti sot në Bagdad, në vizitën e parë zyrtare të një monarku spanjoll në Irak pas katër dekadash.

Presidenti i Irakut, Barham Salih e priti me nderimet më të larta shtetërore mbretin spanjoll.

Një zyrtar në kushte anonimati i Ministrisë së Jashtme të Irakut tha për median se mbreti i Spanjës vizitoi ushtarët spanjollë të cilët marrin pjesë në misionin e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër organizatës terroriste ISIS-it në Irak.

Aktualisht në Irak ndodhen të paktën 425 ushtarë spanjollë.

Forcat spanjolle kryejnë kualifikim dhe aftësimin e forcave irakiane, por nuk marrin pjesë në operacione të armatosura./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.