FUTBOLL – “Fiorentina” turpëron “Romën” 7-1 në Kupën e Italisë

FIRENCE, 30 janar /ATSH-ANSA/ – Ekipi i “Fiorentinës” mposht “Romën” 7-1 dhe arrit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Skuadra vjollcë do të ndeshet me një prej fituesve të ndeshjes çerekfinale mes “Atalantës” dhe “Juventusit”.

Kjo ishte një ndeshje vetëm me një drejtim që menjëherë filloi mirë për ekipin pritës që doli në avantazh që në minutën e tetë me Chiesa (autor i një triplete).

Edhe Simeone realizoi një dopietë, që u fut në pjesën e dytë, ndërsa dy golat e fundit mbajnë firmën e Muriel dhe Benassi.

Ndërsa golin e vetëm për verdhekuqët e shënoi Kolarov. Në fund të ndeshjes Dzeko u nxorr me të kuq për protesta. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.