FRANCË – Një 60-vjeçar vret një person dhe plagos gjashtë të tjerë

KORSIKË, 30 janar /ATSH-AFP/ – Një 60-vjeçar hapi zjarr sot në mesditë në rrugën Bastija, në ishullin francez të Korsikës, duke vrarë një person dhe plagosur gjashtë të tjerë, para se të mbyllej në godinën ku jeton, sipas burimeve policore.

“Pista e terrorizmit ose lidhjet me banditizmin janë përjashtuar nga hetuesit”, theksojnë të njëjtat burime, ndonëse motivet e qitësit, që tashmë është dënuar, mbeten ende të paqarta për hetuesit në fund të ditës.

Njësitë e policisë dhe të xhandarmërisë vajtën menjëherë në vendngjarje për ta neutralizuar. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.