FRANCË – 41 000 shtëpi pa energji elektrike për shkak të dëborës

PARIS, 30 janar /ATSH-DPA/ – Rreth 41 000 shtëpi mbetën pa energji elektrike dje në mbrëmje në Francë, njoftoi rrjeti furnizues francez, ENEDIS.

”Reshje të dendura dëborë janë parashikuar në pjesën e Francës Verilindore dhe në zonat jugore të vendit”, paralajmëroi Meteo France.

Në Paris, banorët u zgjuan me parqet dhe zonat e gjelbra të mbuluara me dëborë, edhe pse rrugët ishin kryesisht të qarta.

Enti që menaxhon energjinë tha se ka në plan të rikthejë energjinë për pothuajse të gjitha familjet e prekura shumë shpejt./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.