FILIPINE – Dy të vdekur pas sulmit kundër një xhamie

MANILA, 30 janar /ATSH-AFP/ – Dy persona vdiqën sot në një sulm me granatë kundër një xhamie në jug të Filipineve, disa ditë pas një sulmi të përgjakshëm kundër një katedraleje, sipas autoriteteve.

Disa drejtues politikë bënë thirrje për unitet të bashkësisë ndërfetare në arkipelag me shumicë të besimit katolik.

Autoritetet theksuan se e gjithë ngjarja të linte të besoje se ky sulm i ri u krye në formë kundërpërgjigjeje ndaj atij të kryer kundër katedrales.

Dy viktimat ndodheshin në gjumë në momentin e sulmit në xhaminë Zamboanga, një zonë e rëndësishme e ekstremit jugperëndimor të ishullit të Mindanao që numëron një pakicë shumë të madhe myslimane./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.