BE – Tusk: Londra duhet të bëjë të qartë çfarë kërkon

BRUKSEL, 30 janar /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe duhet t’i qartësojë BE-së objektivat e saj për Brexit, deklaroi sot presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk

“Dje, ne zbuluam çfarë nuk do Britania e Madhe”, shkruan ai në një mesazh në “Twitter” që i drejtohet kryeministres Theresa May.

“Por ne ende nuk dimë çfarë kërkon Britania e Madhe”, vazhdoi ai.

Duke përsëritur pozicionin e përbashkët të zyrtarëve të BE-së, ai theksoi se “marrëveshja që Londra arriti me Brukselin nuk është e hapur për rinegocim”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.