Anëtarët e KZAZ-ve, KQZ mblidhet më 1 shkurt

TIRANË, 30 janar /ATSH – I. Vata/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë në shqyrtim projektvendimin për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët e KZAZ-ve, në mbledhjen e datës 1 shkurt.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen edhe disa vendime të tjera për procesin e zgjedhjeve vendore të qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të shqyrtojë  projektvendimin për miratimin e strategjisë së trajnimit të komisionerëve zgjedhorë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, si dhe projektvendimin për miratimin e strategjisë për edukimin zgjedhor.

Në mbledhjen e KQZ-së, do shqyrtohet dhe projektvendimi për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partive që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve. Si dhe vendimin për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 2, datë 29.01.2013” për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve. Për miratimin e modeleve të kandidimit.

Gjithashtu, KQZ do të shqyrtojë dhe verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillin e bashkisë Konispol, në zbatim të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.