PEKIN – Donald Trump takim me kryenegociatorin Liu He për bisedimet tregtare

PEKIN, 29 janar /ATSH-AFP/ – Kryenegociatori kinez, zëvendëskryeministri Liu He mbërriti në Uashington për rinisjen e bisedimeve tregtare kino-amerikane, raportoi sot media shtetërore, në një kontekst të komplikuar nga akuzat e ngritura në SHBA ndaj gjigantit të teknologjisë ”Huawei”.

Delegacioni kinez i kryesuar nga Liu, një person shumë i afërt i presidentit Xi Jinping mbërriti të hënën në kryeqytetin amerikan, sipas agjencisë së lajmeve ”Hsinhua”, përpara bisedimeve të planifikuara për të mërkurën dhe të enjten për gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen doganore që ka vënë përballë dy superfuqitë.

Pikërisht ditën e mbërritjes së kryenegociatorit kinez Departamenti amerikan i Drejtësisë paraqiti 13 akuza ndaj gjigandit kinez të telekomunikacionit ‘’Huawei’’, i akuzuar për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Iranit dhe shkelje të teknologjive./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.