KARAKAS – Venezuela rrit presionin mbi Guaido pas mbështetjes amerikane

KARAKAS, 29 janar /ATSH-DPA/ – Regjimi i presidentit venezuelas, Nicolas Maduro rriti sot presionin kundër rivalit të tij, Juan Guaido pasi SHBA-ja i dha presidentit të vetëshpallur të përkohshëm kontrollin mbi disa llogari të rëndësishme bankare dhe prona.

Prokurori i përgjithshëm, Tarek William Saab tha se i ka kërkuar Gjykatës Supreme të ndalojë Guaidon nga largimi nga vendi dhe të ngrijë llogaritë e tij bankare.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo autorizoi presidentin e përkohshëm të Venezuelës, Juan Guaido që të marrë dhe kontrollojë disa prona në llogari të Qeverisë së Venezuelës apo të Bankës Qendrore të Venezuelës që kontrollohen nga Banka e Rezervës Federale të Nju Jorkut apo çdo institucion tjetër bankar amerikan. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.