Haradinaj: Edhe nëse shkojmë në zgjedhje, taksa me Serbinë mbetet

PRISHTINË, 29 janar /ATSH/ Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, u shpreh i vendosur se taksa me Serbinë mbetet në fuqi. Sipas tij, edhe nëse do të ketë zgjedhje, taksa mbetet deri në verë.

“Vendimi për taksën është legjitim, i kemi dërguar disa letra dje, ai është qëndrimi im për taksën. Jam në ato qëndrime, në ato do të jem në vazhdimësi”,  ka thënë shefi i Qeverisë së Prishtinës, duke shtuar se qëndrimi i tij është zyrtar dhe përfaqëson Qeverinë.

“E kam parë një dokument të Veselit me propozime të caktuara, ajo që kam shkruar dje tek Quinti, është qëndrimi im, qëndrimi zyrtar i qeverisë”, tha Haradinaj.

“Taksa mbetet deri në qershor gjithsesi, pra nëse mund të ketë zgjedhje. Pra, hyjmë në verë me taksë”, ritheksoi kryeministri.

Kryeministri haradinaj nuk komentoi deklarimet e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për pezullim të taksës për 120 ditë./KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.