FOTO/ 500 fidanë të rinj i shtohen Kodër Krastës, “mushkërisë” së Elbasanit

TIRANË, 29 janar /ATSH/ – 500 fidanë të rinj iu shtuan Kodër Krastës, një nga zonat më të afërta, por edhe më të bukura të qytetit. E cilësuar si “mushkëria” e Elbasanit, Krasta u dëmtua nga një zjarr masiv dy vite më parë dhe dëmet qenë të konsiderueshme.

Që nga ajo kohë, bashkia e Elbasanit ka ndërmarrë aksione për ta pyllëzuar këtë zonë.
Krasta është kthyer në destinacionin kryesor tashmë të elbasanasve, nisur edhe nga distanca e afërt, infrastruktuara dhe ajri i pastër. 

Aksione të tilla do të vijojnë edhe në vijim për të shtuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe një ambienti gjithnjë e më të pastër.

Nismës “Mbill pemën tënde” ju bashkuan bashkia e Elbasanit, Inspektoriati i Mjedisit, Prefektuara dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.