Dialogu me Serbinë, Limaj e Ahmeti takim me Mogherinin në Bruksel

PRISHTINË, 29 janar/ATSH/ – Dy bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të takohen sot në Bruksel me përfaqësues të kabinetit të Ferderica Mogherinit.

Në këtë takim do të diskutohet lidhur me atë se si do të pasohet me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Limaj e Ahmeti të cilët janë të vetmit nga delegacioni i Kosovës që do të udhëtojnë sot në Bruksel, nuk do të kenë takim me palën serbe, por vetëm me përfaqësues të BE-së, pjesë e ekipit të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mohgerini. /KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.