Shqipëria U-20 grumbullohet në Durrës, miqësore të mërkurën ndaj “Partizanit” B

TIRANË, 28 janar/ATSH – A. Fortuzi/ – Kombëtarja U-20 e Shqipërisë ka nisur të hënën grumbullimin, duke zhvilluar dhe seancën e parë stërvitore.

Nën urdhrat e trajnerit Ilir Biturku, kuqezinjtë do të zhvillojnë një stërvitje treditore në kompleksin “Tropikal” të Durrësit. “Kuqezinjtë” e drejtuar nga Biturku kanë filluar ditën e sotme seancat stërvitore dhe do ta mbyllin këtë fazë përgatitore në datën 30 janar. Sipas planifikimit që trajneri ka bërë, së bashku me Sektorin e Ekipeve Kombëtare, do të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore me “Partizanin” B, ditën e mërkurë, ora 11:00, në ambientet e kompleksit “Tropikal””, njofton FSHF.

Më poshtë do të njiheni me listën e futbollistëve të grumbulluar:

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.