Samiti i dytë i Diasporës, nis regjistrimi online

TIRANË, 28 janar /ATSH/ – Të gjithë të interesuarit për Samitin e Dytë të Diasporës që do të mbahet në Tiranë nga 28 shkurti deri në 2 mars 2019, tashmë mund të regjistrohen online.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, thekson se, për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e Samitit të Dytë të Diasporës, ka nisur procesi i regjistrimit “online”.

Regjistrimi kryhet në faqen elektronike të Samitit. Për marrjen e ftesës “online” duhen plotësuar të dhëna të përgjithshme të individit, si vendi i lindjes, rezidenca dhe kontaktet.

Në formularin e regjistrimit jepet mundësia të shprehet interes për të ndjekur diskutimin në një nga panelet e Samitit.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.