Meta: Kadare, krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar

TIRANË, 28 janar /ATSH/ – Sot krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar, Ismail Kadare feston 83-vjetorin e lindjes.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shprehet se, kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme.

“Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e tij të ndritur”, thekson Presidenti Meta në urimin e tij.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.