JAPONI – Abe takim me Kim për rivendosjen e marrëdhënieve

TOKIO, 28 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe propozoi sot të shkrijë akujt e mosbesimit të ndërsjellë mes vendit të tij Koresë së Veriut, duke u takuar kokë më kokë me kreun Kim Jong Un dhe duke vendosur marrëdhënie diplomatike.

Në një fjalim me rastin e hapjes së sesionit të ri parlamentar, shefi i qeverisë u angazhua gjithashtu se do t’i ngrejë marrëdhëniet kino-japoneze në një stad të ri dhe se do t’i dedikojë një buxhet rekord rinovimit të infrastrukturës japoneze.

“Do të veproj me vendosmëri, duke shfrytëzuar çdo rast për të shkrirë akujt e mosbesimit të ndërsjellë dhe do të shkoj vetë përballë Kim Jong Un për të zgjidhur çështjen bërthamore, atë të programit të raketave të Koresë së Veriut si dhe atë të rrëmbimit të japonezëve në vitet 1970-1980”, deklaroi Abe.

Megjithatë ai nuk propozoi asnjë kalendar për një takim të tillë, por këto propozime vijnë në çastin që Kim Jong Un urdhëroi përgatitjen e një samiti të dytë me presidentin amerikan, Donald Trump, me shumë mundësi në fund të muajit të ardhshëm./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.