FOTO/ Prefektura Vlorë: Bujqësia dhe projektet e huaja prioritet për 2019-ën

TIRANË, 28 janar /ATSH/ – Prefekti i Qarkut të Vlorës, ka zhvilluar analizën vjetore, me pjesëmarrje të zëvendësministrit të Brendshëm, Julian Hodaj, drejtoreshës së Drejtorisë së Çështjeve Vendore dhe Funksioneve të Deleguara, Alma Mele dhe drejtues të institucioneve.
Në aktivitetin vjetor të institucionit të Prefektit puna është përqendruar në vendosjen e parametrave optimalë të rendit dhe sigurisë publike, në koordinimin, monitorimin, vlerësimin e performancës, dhe përfshirjes në punë të strukturave të pushtetit qendror dhe institucioneve të pushtetit vendor, në transformimin e qasjes së institucionit të Prefektit ndaj qytetarëve, vendosja në kontroll të plotë të veprimtarisë në terren dhe marrja dijeni në kohë reale për të gjitha problematikat.
Prefektura e Vlorës, në planin e punës për vitin 2019 bazuar në programin qeverisës, përveç çështjeve të trajtuara në vitin 2018, do të ketë prioritet bujqësinë, infrastrukturën dhe implementimin e projekteve me donatorë të huaj dhe jo vetëm.

m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.