FOTO/ MSHMS: Vaksinimi kundër gripit i domosdoshëm

TIRANË, 28 janar /ATSH/ – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se vaksinimi ndaj gripit është shumë i nevojshëm, kryesisht për moshën e tretë.

Të moshuarit e Qendrës Ditore Polivalente Kamëz kanë kryer vaksinimin kundër gripit nga stafi i kësaj Qendre Shëndetësore.

“Mos nënvlerësoni gripin. Vaksina ndaj gripit mund të kryhet nga çdo individ, posaçërisht te punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, të moshuarit mbi 60 vjeç, personat me sëmundje kronike”, bën me dije kjo ministri.

m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.