Eksport-importi me rrugë detare u rrit me 48,7% në një muaj

TIRANË, 28 janar /ATSH/- Eksport-importet e mallrave në portet e vendit u rritën me 48,7% gjatë muajit dhjetor 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëri të ditur sot INSTAT.

Sipas INSTAT, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) përmes rrugës detare gjatë muajit dhjetor 2018, arriti në 82 miliardë lekë.

Ndërkohë që në vitin 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 952 mld lekë dhe 53,2% e tyre u transportua me det, bën të ditur INSTAT. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.