SHËNDETËSI – Shpiket miniroboti që transporton medikamentet në trup

ZYRIH, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Zhvillohet një mini-robot që mund të udhëtojë në trupin e njeriut për të transportuar ilaç direkt në indet e sëmura, dhe që është ndërtuar në mënyrë të tillë që i përshtatet  formës dhe lëvizjeve të baktereve.

Ky mini-robot u zhvillua nga Selman Sakar si dhe nga shkenctarët e universitetit Ecole Polytechnique Federale de Lausanne (EPFL) dhe Bradley Nelson nga ETH të Zyrihut.

Sipas raportimeve online në Reuters Health, roboti është disa milimetra i gjatë,  dhe ndryshon formë e cila  përshtatet në rrugën e tij (p.sh. enët e gjakut) dhe përbëhet nga nanokomposite të hidrogelit,  të cilat mund të komandohen drejt destinacionit të synuar me anë të tërheqjes magnetike.

Pajisje të tilla mund të përdoren në të ardhmen për lëshimin e barnave në zemër të indeve të sëmura, për shembull në një sëmundje tumori.     /os/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.