Nxitja e turizmit elitar, biznesi përfiton taksim zero

TIRANË, 27 janar /ATSH/- Vitin e kaluar, qeveria miratoi paketën e turizmit elitar, që përjashton nga tatimi për disa vite, bizneset që operojnë në këtë sektor.

Niko Lera, Drejtori i Politikave Fiskale në ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, në një intervistë për ATSH-në, u shpreh se, “Duam të stimulojmë edhe turizmin elitar, nëpërmjet  përjashtimit, pra 0 tatim për disa vite të veprimtarisë, që do të ushtrojnë këto biznese, në sektorin e turizmit”.

Në vitin 2018 janë bërë një sërë ndryshimesh në sistemin tatimor në Shqipëri, që kanë pasur si objekt uljen e barrës fiskale nëpërmjet reduktimit të tarifave tatimore apo përjashtimit për furnizime të veçanta.

“Përveç këtij kompozimi të sistemit të tatimit direkt, janë bërë edhe incentiva në veprimtari apo në industri të caktura”, – theksoi Lera, ndërsa nënvizoi se, “të gjitha politikat synojnë të ulin barrën e përgjithshme fiskale dhe të stimulojnë industri biznesi dhe veprimtari të caktuara, me qëllim që ato të akumulojnë sa më shumë të ardhura”. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.