Kuvend, në axhendë disa projektligje ekonomike

179

TIRANË, 27 janar /ATSH/- Komisionet e Kuvendit nisin të hënën diskutimin e disa projektligjve të rëndësishme ekonomike.

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar axhendën e punimeve për komisionet përkatëse, sipas së cilës, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin do të shqyrtojë projektligjin “Për ratifikimin e letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin shtesë të projektit “Siguria e digave”, të ratifikuar me ligjin nr. 40/2012”.

Ndërsa komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrton Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes statusore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojes Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqipërisë”.

Komisioni për Integrimin Europian diskuton pr.ligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për peshkimin”, të ndryshuar dhe ai i Ekonomisë dhe Financës, shqyrton projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2019”. Ndërkohë që të gjithë komisionit e Kuvendit, parashikojnë miratimin e kalendarit të punës se tyre për periudhën 21 janar – 8 shkurt 2019. e.xh/j.p/

 

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.