Brezovica, hyjnesha në fronin e dëborës

TIRANË, 26 janar /ATSH – I. Vata/ – Brezovica në mes të dimrit ndrit nga bardhësia e dëborës me linjat e varg-kodrave në ngjitje ku prekin qiellin në majat e bjeshkëve të Sharrit. Paqja mbizotëron në këtë pllajë që tashmë është mbuluar nga bardhësia, duke e bërë hyjneshë në fronin e dëborës.

Me një peizazh hyjnor, gjithë dritë e bardhësi, ujëra që rrjedhin nga malet, bimësi të larmishme, përrenj dhe shtigje alpine, Brezovica është ndër më të bukurat jo vetëm në Kosovë por në të gjithë Ballkanin.

Brezovica është një nga destinacionet më të preferuara për apasionantët e turizmit dimëror, por jo vetëm. Edhe në verë natyra e Parkut Kombëtar të Sharrit është ndjellëse për adhuruesit e natyrës, sepse bora qëndron dhe në këtë stinë.

Ajo ndodhet në rajonin Ferizaj në Kosovë, i njohur si vend pushimin dimëror, shtrihet në një pllajë në Parkun Kombëtarë të Sharrit një nga bjeshkët më të bukura që ka rajoni.

Zona turistike e skive ndodhet në mënyrë ideale në shpatet e Parkut Kombëtar të Sharrit në veri dhe në veriperëndim.

Linja e kreshtës përfshin 39,000 hektarë terrene malore alpine dhe pyje, me një florë dhe faunë mjaft të larmishme dhe të bollshme.

Hapësira e qendrës së skive është rreth 2500 ha, në lartësinë mbidetare 1718-2522 m. Përbrenda kësaj hapësire janë shtigjet e skive me gjatësi mesatare rreth 4 km dhe me një lakueshmëri mesatare prej 38 %.

Në lartësinë mbidetare prej 1718 m, në Livadhin e Madh gjendet teleferiku më i ri. Stacioni i daljes nga ky teleferik është në lartësinë 2212 m mbi nivelin e detit.

Qendra e skive “Brezovica” është e hapur për adhuruesit e skive gjatë të gjitha stinëve të vitit, ku në verë, sipërfaqja e mbuluar me borë zvogëlohet por prapë lë mundësinë e shfrytëzimit.

Kjo qendër ka disa hotele të cilat ofrojnë shërbime cilësore të kategorive më të larta.

Vendpushimi vendor i skive u krijua në vitin 1954. E para nga pesë ashensorët e skive në u instalua në vitin 1979. Po ashtu, përmban 16 km shpatet e skive të vendosura në veri dhe në verilindje përballet me shpatet e Rezervatit Natyrornë Malet e Sharrit.

Linja e kreshtës përfshin 39,000 hektarë terrene malore alpine dhe pyje, me një florë dhe faunë mjaft të larmishme dhe të bollshme. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.