Vijon patronazhimi i maternitetit të Burrelit nga ekipet mjekësore të Tiranës

TIRANË, 26 janar/ATSH/-Sistemi i patronazhimit po mundëson dhënien e shërbimit të specializuar afër vendbanimeve të qytetarëve.

Falë mjekëve të maternitetit ”Koço Glozheni”, që po ofrojnë shërbimin e tyre në maternitetin e Burrelit, grave po u mundësohet edhe lindja e fëmijëve pranë vendbanimeve të tyre.

“Vijon patronazhimi i maternitetit të Burrelit nga ekipet mjekësore të maternitetit “Koço Gliozheni” Tiranë, që kanë rijetësuar shërbimin në këtë spital. Dr.Rezart Ajazi dhe dr.Blerti Cami për shërbimin e ofruar gjatë këtyre ditëve, që ju mundëson nënave të kësaj zone ta marrin shërbimin afër vendbanimit”, shprehet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Këtë vit spitali i Burrelit do të njohë investime të rëndësishme.

Ministrja Manasitirliu gjatë vizitës ditët e fundit në spital theksoi se “jemi duke përfunduar projektin për rehabilitimin e spitalit dhe maternitetit të Burrelit, që do të sigurojë një standard të ri shërbimi për qytetar”./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.