Sot mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore

PRISHTINE, 26 janar/ATSH/- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës.

Sipas institutit, gjatë ditës do të mbajë mot i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje të lehtë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e institutit./KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.