Shkodër/ Ndihma ushqimore për 42 familje në nevojë

TIRANË, 26 janar/ATSH/ 42 familje në nevojë në Bashkinë e Shkodrës kanë marrë sot pako ushqimore, në vijim të ndihmave që po shpërndan kjo bashki për kategoritë në nevojë.

“Pranë familjeve më në nevojë. Edhe në këto ditë të ftohta dimri, vazhdojmë mbështetjen për ta”, tha Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi.

Konkretisht është bërë evidentimi në territor i familjeve më në nevojë dhe sot, 42 familje me të sëmurë në shtëpitë e tyre, kanë marrë pako ushqimore.

Sipas Ademit, “ky është një proces i pandërprerë nga Bashkia e Shkodrës 3 vitet e fundit që do të vazhdojë edhe në vijim”./m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.