MUZIKË – Vdes Michel Legrand, kompozitori francez fitues i tre çmimeve Oscar

PARIS, 26 janar /ATSH-AFP/ – Kompozitori francez, Michel Legrand, fituesi i tre çmimeve Oscar dhe krijuesi i muzikës së filmave ”Çadrat e Cherbourg” dhe ‘’Zonjushat e Rochefort’’ vdiq dje në Paris në moshën 86 vjeç, ndërsa po përgatitej për një tjetër vepër.

‘’Ai vdiq rreth orës 03:00 të mëngjesit në prani të bashkëshortes së tij, komedianes Macha Méril”, bëri të ditur media.

Gjatë një karriere të gjatë prej më shumë se 50 vjetësh ai u shndërrua në një emër të madh botëror, ky muzikant ndikoi në formimin e shumë këngëtarëve të mëdhenj duke nisur nga Ray Charles tek Orson Welles, duke vijuar me Jean Cocteau, Frank Sinatra, Charles Trenet dhe Édith Piaf.

‘’Si disa perëndi hindu, Michel është një individ shumëdimensional. Të krijon idenë se asnjë disiplinë muzikore nuk mund t’i rezistojë atij’’, shkruante kompozitori Stéphane Lerouge në parathënien e autobiografisë së Michel Legrand të publikuar në vitin 2013./ v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.