Gjermania njofton 2038 si datën e tërheqjes nga përdorimi i qymyrit për prodhimin e energjisë

BERLIN, 26 janar /ATSH-AFP/ – Pas asaj bërthamore të planifikuar për në vitin 2022, Gjermania po orientohet drejt largimit nga burimi i energjisë me anë të qymyrit për t’i dhënë fund në vitin 2038, një masë që do t’i kushtojë disa dhjetëra miliarda euro.

Një komision i përbërë nga një grup ekspertësh, shoqatash ambjentaliste dhe përfaqësues të punonjësve dhe punëdhënësve të sektorit arritën sot në Berlin pas disa muaj negociatash të vështira të finalizonin një marrëveshje në këtë drejtim.

Qeveria e cila e ngriti vetë këtë komision do t’i duhet tashmë të ndjekë këto rekomandime.

Duke qenë një shtet që deri më tani frenohej në lidhje me çështjen, ky është një sinjal i fortë për Europën ku shtete të ndryshme po avancojnë në mënyrë të ç’organizuar për të ardhmen e këtij burimi mjaft ndotës të energjisë. Megjithëse disa OJQ ambjentaliste e cilësojnë objektivin e 2038 të pamjaftueshëm për të arritur objektivat e reduktimit të CO2.

Tërheqja nga qymyri do të bëhet në mënyre graduale. Centrali i fundit do të mbyllet në 2038, komisioni nuk përjashton mundësinë për ta përshpejtuar këtë datë në 2035, nëse do të mundësohen kushtet./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.