VENEZUELË – Maduro: I gatshëm të takohem me opozitarin Guaido

KARAKAS, 25 janar /ATSH-AFP/ – Shefi venezuelas i shtetit, Nicolas Maduro u shpreh sot i gatshëm që të takohet me shefin e opozitës parlamentare, Juan Guaidov, i vetëshpallur president i përkohshëm për të angazhuar një dialog kombëtar.

“Angazhohem në favor të një dialogu kombëtar. Sot, nesër, gjithnjë, (…) do të jem gati të shkoj atje ku duhet. Personalisht, nëse duhet të shkoj drejt këtij djali (…) do të shkojë”, deklaroi Nicolas Maduro gjatë një konference për shtyp, ku i referohej Juan Guaido.

Ndërkohë Meksika është shprehur e gatshme që të organizojë dhe garantojë mbarëvajtjen e një dialogu të mundshëm mes Maduros dhe Guaidos. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.