TOKIO – Merkel viziton Japoninë për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe

TOKIO, 25 janar /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të udhëtojë në Japoni në fillim të shkurtit për një vizitë dy-ditore, gjatë së cilës ajo do të takohet me kryeministrin Shinzo Abe dhe do të vizitojë perandorin Akihito.

“Ne presim që vizita e kancelares të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Tokios dhe Berlinit, bazuar në prosperitetin e ekonomisë globale”, tha në një konferencë shefi i kabinetit, Yoshihide Suga.

Ky është udhëtimi i pestë i Merkel në Japoni që prej emërimit të saj si kancelare, në vitin 2005. Vizita e fundit e Merkelit u zhvillua në 2016, me rastin e takimit të G7 në Ise-Shima, në Prefekturën e Mie.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.