Qendër e re informimi për vizitorët në Parkun Kombëtar të Llogorasë

TIRANË, 25 janar /ATSH/ – Në Parkun Kombëtar të Llogorasë tashmë mund të merren informata të dobishme për thesaret natyrale dhe hiking nga qendra e re e vizitorëve.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca vizitoi Parkun Kombëtar të Llogorasë. “Ky investim është pjesë e përpjekjeve të BE për promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe natyror në Shqipëri”.

Së bashku me ministrin Blendi Klosi, kemi inauguruar sot Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Parkut Kombëtar, financuar nga BE në kuadrin e Natura 2000”. Nëse kaloni nëpër parkun Kombëtar të Llogorasë, mund të ndaloni nga qendra e re e vizitorëve, ku mund të merrni informata të dobishme për thesaret natyrale dhe hiking. Rojat e parkut do të jenë atje për t’ju ndihmuar dhe për t’ju mbrojtur juve dhe parkun”, theksoi ai./gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.