Në fakultete, studentët mbushin auditoret

TIRANË, 25 janar/ATSH/ – Në fakultetet e Universitetit të Tiranës janë zhvilluar proceset mësimore të rregullta.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ndoqi nga afër situatën në fakultete ku studentët i janë rikthyer normalitetit.

Më konkretisht, Fakulteti i Ekonomisë vazhdon mësimin rregullisht.
Studentët thanë për ATSH-në se të gjitha vitet në të gjitha degët e studimit, po vijojnë mësimin.

Edhe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, studentët u shprehën se po bëjnë mësim. /z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.