GREQI – Cipras: Marrëveshja e Prespës një ditë historike

ATHINË, 25 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri grek, Aleksis Cipras e cilësoi ditën e sotme si ditë historike në një mesazh në “Twitter”, pas votimit të mazhorancës së deputetëve në favor të marrëveshjes mbi emrin e ri të Maqedonisë, duke parë një të hapet një faqe e re për Ballkanin.

Një prej ideatorëve të kësaj marrëveshje bashkë me homologun e tij të vendit fqinj, Zoran Zaev, Aleksis Cipras shkruan se “kjo marrëveshje, që i jep fund një grindje diplomatike prej gati 30 vite, mbështet miqësinë, bashkëpunimin dhe paqen”.

Sipas Marrëveshjes së Prespës, që u nënshkrua pas bisedimesh të gjata mes Athinës dhe Shkupit, Republika e Maqedonisë do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

153 deputetë nga 300 bënë të vlefshme marrëveshjen, sipas numërimit zyrtar. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.