Gjaku i derdhur për çlirimin e Atdheut, na shpëtoi nga copëtimi dhe mosekzistenca

TIRANË, 25 janar /ATSH/ – Gjaku i derdhur për çlirimin e Atdheut, jo vetëm nderoi dhe lartësoi Shqipërinë në koalicionin botëror antifashist, por e shpëtoi nga copëtimi dhe mosekzistenca.

Presidenti i Republikës ishte sot në Nishicë të Skraparit, për përkujtimin e një prej ngjarjeve më të lavdishme dhe heroike të LANÇ, 75-vjetorin e betejës madhështore të Tendës së Qypit, nga 20-26 janari i 1944, që paralajmëroi dimrin e fundit të pushtuesve. “Lavdi përjetë 17 dëshmorëve partizanë të Brigadës së Parë Sulmuese dhe Grupit të Skraparit, që u drejtua trimërisht nga Heroi i Popullit, Zylyftar Veleshnja.

Gjaku i derdhur për çlirimin e Atdheut, jo vetëm nderoi dhe lartësoi Shqipërinë në koalicionin botëror anti-fashist, por na shpëtoi nga copëtimi dhe mosekzistenca. Ndaj sakrifica sublime dhe vepra e ndritur e heronjve dhe dëshmorëve tanë, meriton përulje e nderim nga të gjithë ne, pasi shkëlqen edhe sot duke na ndriçuar rrugën për të ardhmen europiane”, u shpreh Presidenti Meta./gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.