Facebook planifikon të shkrijë WhatsApp, Instagram dhe Messenger

TIRANË, 25 Janar /ATSH/ -Gjigandi i teknologjisë, Facebook njofton shkrirjen e WhatsApp, Instagram dhe Messenger.  Lëvizja pretendon të krijojë “ eksperiencën më të mirë të mesazheve”, për miliona përdorues përgjatë botës që përdorin aplikacionin e Facebook.

Çdo aplikacion do të qëndrojë i ndarë nga njëri-tjetri, megjithatë infrastruktura lidhëse e mesazheve do të jetë e bashkuar.

Një folës nga Facebook u shpreh se bashkimi do të mundësojë një platformë mesazhesh që është “e shpejtë, e thjeshtë, besueshme dhe private”.

Ende nuk ka detaje por bashkimi pritet të bëhet vitin tjetër, raportoi New York Times.

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.