Për Madridin, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje e mundshme në Venezuelë

MADRID, 24 janar /ATSH-AFP/ – Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje e munshme për të dalë nga kriza në Venezuelë pas vetëshpalljes të mërkurën të opozitarit, Juan Guaido si president i përkohshëm, konfirmoi sot ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Josep Borrell.

Borrell deklaroi për median se duhen shmangur mundësitë që situata të përkeqësohet dhe kjo kërkon pa asnjë dyshim një proces të ndërhyrjes për të garantuar të vetmen dalje të mundshme që janë zgjedhjet./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.