Liqeni i Shkodrës, Policia vendos bovat e reja në vijën e kufiri me Malin e Zi

TIRANË,24 janar /ATSH – I. Vata/ – Policia e Shtetit ka nisur sot vendosjen bovave të reja në liqenin e Shkodrës të cilat përcaktohet edhe vizualisht kufiri në liqenin e Shkodrës mes Shqipërisë e Malit të Zi.

Vendosja e bovave të reja bëhet pas një komunikimi të vijueshëm nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, me palën kufitare të Malit të Zi.

Gjatë ditës së sotme, Policia me ndihmën e helikopterit të Forcës Ajrore si dhe të Repartit të Hidrografisë të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi operacioni për vendosjen e tyre në kufirin e liqenit të Shkodrës.

Kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të zi në Liqenin e Shkodrës, e ndajnë 21 bova, të cilat për shkak të kushteve atmosferike u dëmtuan dhe nuk ekzistonin prej vitesh. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.