Tiranë/ Investimet shtrihen edhe në periferi, rehabilitohet një tjetër bllok banimi

TIRANË, 24 janar /ATSH/ – Një tjetër bllok banimi në kryeqytet, kësaj here në periferi, po merr një pamje të re, me infrastrukturë rrugore dhe standarde. Bëhet fjalë për bllokun e pallateve që kufizohet nga rrugët “Bujar Kaloshi” dhe “Learton Vathi” në njësinë administrative Nr. 11.

Ky bllok po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim etj.

Me temperaturat më të favorshme e në bashkëpunim me banorët, bashkia e Tiranës po vijon me intensitet punimet edhe në këtë bllok banimi.

Sikurse u premtua katër vite më parë, bashkia e Tiranës i ka shtrirë investimet e saj edhe nëpër lagje, duke rehabilituar çdo vit rreth 50 blloqe pallatesh me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.