BE, mbështetje për zhvillimin vendor dhe ekonomik të Përmetit

TIRANË, 24 janar /ATSH/ – Bashkimi Europian jep mbështetje për zhvillimin vendor dhe ekonomik të Përmetit si një zonë me potencial të madh në bujqësi, turizëm dhe mjedis.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Përmetit, Niko Shupuli.

“Shkëmbim i mirë me kryebashkiakun e Përmetit Niko Shupuli, mbi potencialin e zonës në bujqësi, turizëm, mjedis dhe suportin e BE-së për përshpejtimin e zhvillimit vendor dhe ekonomik, mbështetja për të rinjtë e të moshuarit”, thekson Soreca.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.