VENEZUELË – Presidenti i Parlamentit vetëshpallet president i vendit

KARAKAS, 23 janar /ATSH-AFP/ – Juan Guaido, presidenti i Parlamentit venezuelas, që kontrollohet nga opozita, u vetëshpall sot president në detyrë të vendit para mijëra përkrahësve të mbledhur në Karakas.

“Betohem të marr formalisht kompetencat e ekzekutivit kombëtar si president në detyrë të Venezuelës për të krijuar (…) një qeveri të tranzicionit dhe për të realizuar zgjedhje të lira”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër edhe presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar menjëherë duke njohur presidentin e Parlamentit si të përkohshëm. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.