VENEZUELË – Gjykata supreme urdhëron hetim penal kundër Parlamentit

KARAKAS, 23 janar /ATSH-AFP/ – Gjykata supreme venezuelase, juridiksioni më i lartë i vendit, i përbërë nga të besuar të regjimit, urdhëroi një hetim penal kundër anëtarëve të Parlamentit, duke i akuzuar se po uzurpojnë funksionet e presidentit Maduro.

Opozitarë dhe përkrahës të presidentit Nicolas Maduro kanë dalë sot në masë në rrugë në të gjithë vendin, në një situatë shumë të tensionuar.

Të paktën pesë persona kanë vdekur në trazirat që i paraprijnë manifestimeve.

Opozitarët, shumë prej të cilëve janë veshur me të bardhë, janë mbledhur në shumë lagje të kryeqytetit dhe rajone të tjera të vendit për të kërkuar një qeveri të tranzicionit dhe zgjedhje të reja.

Nga ana tjetër, përkrahësit e qeverisë, ku shumica janë veshur me të kuqe, janë grumbulluar në vende të tjera të kryeqytetit për t’i dhënë mbështetjen e tyre shefit të shtetit dhe për të kundërshtuar pretendimet e opozitës, që e konsiderojnë si një përpjekje për grusht shteti të orkestruar nga Uashingtoni. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.