TIRANË, 23 janar /ATSH/- Qeveria miratoi në mbledhjen e së mërkurës ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, për shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, daktiloskopike dhe të të dhënave të regjistrimit të automjeteve, dhe marrëveshjes së saj zbatuese.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”. e.xh/ j.p/