RUSI – Erdogan në Moskë për të diskutuar për Sirinë me Putinin

MOSKË, 23 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk Recep Tayyip Erdogan do të takohen të mërkurën në Moskë për të diskutuar mbi Sirinë, ku Erdogan përpiqet të bindë për qëllimet e mira të propozimit të një zone të sigurisë në veriun sirian, për të penguar çdo autonomi kurde.

Në fillim të mbledhjes në mjediset e Kremlinit, Vladimir Putin e priti homologun e tij turk duke e thërritur “miku im”, para se të theksonte se “do të analizonin çështjen e sigurisë rajonale dhe se do të bashkëpunonin vazhdimisht mbi Sirinë”.

Recep Tayyip Erdogan e përshëndeti gjithashtu me ngrohtësi shefin e shtetit rus dhe solidaritetin që ka sjellë rezultate të konsiderueshme në çështjet e sigurisë.

Rusia mbështet ushtarakisht regjimin e Damaskut ndërsa Turqia ndihmon grupet rebele që kërkojnë të rrëzojnë Bashar Al Asad, por ato shprehen se po kërkojnë së bashku një zgjidhje politike ndaj një konflikti që zgjat që prej rreth tetë vitesh. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.